Shqipëria U-21 ka filluar përgatitjet për ndeshjen zyrtare me Turqinë në transfertë dhe dy miqësoret me Uellsin. 21 vjeçarët e trajnerit Bushi janë duke u stërvitur në qytetin e Elbasanit ku dhe janë grumbulluar.
Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën e Bushit. Giacomo Vrioni për shkak dëmtimi nuk do të jetë i disponueshëm për këto ndeshje dhe në vend të tij është thërritur Redon Xhixha nga skuadra e Laçit.

















