U-21, humbet në ndeshjen e fundit në Izrael - FSHF

U-21, humbet në ndeshjen e fundit në Izrael

Shqipëria 21 vjeçare është mundur në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Europian, nga Izraeli. Takimi është zhvilluar në Izrael dhe është mbyllur me rezultatin 4-0, në favor të vendasve. Skuadra jonë e goditur dy herë në pjesën e parë pas golave të minutës së 18’, shënuar nga Gozlan dhe Altman në të 43’. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Biton 55’ dhe Hugy 70’ duke i fiksuar shifrat e ndeshjes në një fitore të thellë të skuadrës vendase. Izraeli e kishte siguruar vendin e dytë në këtë grup, që është dominuar nga Portugalia.

Duhet theksuar se skuadra, luante pa disa futbollistë të rëndësishëm si Grezda apo Latifi të cilët ishin grumbulluar me përfaqësuesen A. Ky rezultat, e rendit Shqipërinë në vendin e 4 në grupin e katërt eliminator të Kampionatit Europian. Ja dhe renditja e grupit eliminator ku është pa luajtur vetëm një ndeshje Lihtenshtejn-Portugali:

 

1. Portugalia 9 7 2 0 23
2. Izraeli 10 6 3 1 21
3. Greqia 10 4 1 5 13
4. Shqipëria 10 3 3 4 12
5. Hungaria 10 3 3 4 12
6. Lihtenshtejn 10 0 0 9 0