U-21, Bushi ne konference per shtyp - FSHF

U-21, Bushi ne konference per shtyp

Diten e sotme ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit, Trajneri I kombetares U-21 Alban Bushi, zbardhi edhe listen e te grumbulluarve per ndeshjen eliminatore te vlefshme per Euro 2019, ajo me Irlanden e Veriut, e cila do te luhet ne Stadiumin “Selman Stermasi”  ne daten 10 Nentor, ora 18:00.  Si dhe per ndeshjen miqesore me Moshen U-20 kundra Gjeorgjise ne Gjeorgji me date 14 nentor.

Trajneri u shpreh se ishte optimist per keto ndeshje te radhes te cilat kerkojne shume seriozitet dhe vendosmeri. Nuk meritonim që të humbnim ndaj Irlandës së Veriut pasi luajtëm një ndeshje të barabartë ndaj tyre dhe u ndëshkuam nga nje penallti në minutën e 95-të. Irlanda e Veriut ka 9 pikë por ka patur shumë fat nuk i ka merituar disa prej tyre.

Ata kanë një skuadër të mirë por nuk duhen patur frikë, ne kemi një skuadër me më shumë cilësi brenda se Irlanda e Veriut.

Problemi ynë është që nuk po shkojmë dot te goli. Ndaj saj duhet të shënojmë patjetër për të fituar. Mendoj se do t’a arrimë objektivin. Do të bëjnë maksimumin për të shënuar dhe për të marrë në këtë sfidë të kthimit. “E kemi humbur me penallti në fund ndeshjen e parë me Irlandën. Nuk mund të them në mënyrë dramatike, sepse është pjesë e futbollit. Irlanda ka dy fitore në shtesë dhe nuk duhet pasur frikë. Kemi më shumë kualitet se kundërshtari në ekip

Mendimi im është se duhet të shënojmë, sepse kemi dy ndeshje që nuk shënojmë gol. Durmishaj është lojtar shumë i mirë dhe i rëndësishëm për ne. Kemi marrë një e-mail nga klubi i tij në Greqi, që na vë në dijeni për dëmtimin. Po i vuajmë dëmtimet shumë këto kohë. Florini është lojtar që mban peshë në sulm. Edhe të tjerët kam besim se do të bëjnë mirë, përderisa janë grumbulluar me kombëtaren U-21

Vertete ka pasur humbje por nga ato kemi mesuar shume.

Gjithashtu trajneri pohoi se do te ishte ai I cili do te merrej dhe me grumbullimet e U-20 dhe se vemendja do te ishte e njejte pa anashkaluar askend.

Lista e U-21

lista u 21 date 6 nentor

Lista e U-20

lista u 20