U-19/ Shqipëria fiton 3-1 miqësoren ndaj Polonisë - FSHF

U-19/ Shqipëria fiton 3-1 miqësoren ndaj Polonisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka fituar me rezultatin bindës, 3-1 ndaj Polonisë U-19. Miqësorja u zhvillua sot në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.

Protagonisti kryesor në këtë ndeshje ishte sulmuesi Ernest Muçi, i cili me dygolëshin e tij në minutën 32 dhe 53, dhe Marvin Çuni ’90, i dhanë fitoren kuqezinjve. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 për Shqipërinë U-19, një ndeshje e kontrolluar nga të rinjtë e përfaqësueses tonë. Pjesa e dytë, sërish ka folur për ekipin tone, në ’80, polakët shënuan edhe golin e vetëm të kësaj miqësoreje.

Shqipëria e teknikut Dede e filloi ndeshjen me këtë formacion: Malaj; Shiba; Hoxha; Pici; Mero; Morina; Muçi (C); Bozhanaj; Karrica; Rrapaj; Ibrahimi. (U aktivizuan: Mema; Çuni; Beqja; Pajaziti; Shima).