U-19 / Shqipëria fillon grumbullimin për dy miqësoret me Bosnjen, ja lista kuqezi - FSHF

U-19 / Shqipëria fillon grumbullimin për dy miqësoret me Bosnjen, ja lista kuqezi

Shqipëria U-19, e drejtuar nga Nevil Dede, ka filluar ditën e sotme grumbullimin për dy ndeshjet miqësore që do të luajë ndaj Bosnje Hercegovinës në datë 7 dhe 9 Shtator, në Zenicë.

Kuqezinjtë janë grumbulluar në qytetin e Shkodrës ku do të kryejnë edhe seancat stërvitore përpara se të udhëtojnë drejt Bosnje Hercegovinës. Në urdhërat e trajnerit Dede janë plot 23 lojtarë, një pjesë e rëndësishme e të cilëve kanë qënë edhe në grumbullimet e mëparshme gjatë këtij viti, dhe do të vëzhgohen në detaje nga stafi teknik me fokus ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor ku U-19 do të përballet me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë. Turneu “Qualifying Round” do të zhvillohet në Belgjikë nga data 13 deri në 19 Nëntor 2019.

Lista për dy ndeshjet miqësore me Bosnje Hercegovinën: