U-19 perfundon turneun ne Austri - FSHF

U-19 perfundon turneun ne Austri

Ne takimin e dyte miqesor, skuadra perfaqesuese e Shqiperise U-19 ka humbur 2-1 perballe ekipit te Azerbaxhanit. Trajneri Foto Strakosha ne kete perballje ka aktivizuar te gjithe futbollistet qe kishte ne dispozicion. Pjesa e pare e kesaj ndeshje eshte mbyllur ne barazim 0-0. Me fillimin e pjeses se dyte kapiteni Cekici pas nje veprimi inteligjent ka dhene nje asis per Tahirajn i cili ka shenuar, pas ketij avantazhi skuadra jone perfaqesuese ka kontrolluar takimin duke zhvilluar nje loje me nivel te kenaqshem. Pikerisht ne kete moment trajneri Strakosha ben shume zevendesime ne fushen e lojes, te cilat i japin me teper perparesi skuadres se Azerbaxhanit e cila shenon 2 here ne porten tone. Ne kete turne te zhvilluar ne Austri kuqezinjte e rinj treguan vlera interesante dhe te kenaqshme.


Duke kontrolluar karten...