U-19 për vajza/ Shqipëria njeh kundërshtaret e raundit të parë, ndeshjet do të luhen në vendin tonë - FSHF

U-19 për vajza/ Shqipëria njeh kundërshtaret e raundit të parë, ndeshjet do të luhen në vendin tonë

Kombëtarja e vajzave U-19 njohu kundërshtaret e raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian U-19 për vajza për edicionin 2025-2026.

Shorti e vendosi Shqipërinë e vajzave kuqezi në Grupin B2 të Ligës B, së bashku me Sllovakinë, Luksemburgun dhe Lihtenshtejnin. Përfaqësuesja shqiptare U-19 për vajza merr pjesë edhe në këtë edicion të Europianit në Ligën B, ku do të garojë për të siguruar ngjitjen në Ligën A.

Ndeshjet do të luhen në vendin tonë në periudhën nëntor-dhjetor të këtij viti.


Duke kontrolluar karten...