U-19 humbet ndaj Cassino në "Lazio Cup" - FSHF

U-19 humbet ndaj Cassino në “Lazio Cup”

Kombëtarja U19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur sonte në 20:30 me rezultatin minimal, Shqipëria 0-1 Cassino. Kjo ishte ndeshja e dytë e kuqezinjve për turneun “Lazio Cup”. Golin për ekipin e Cassino e shënoi Christian Tomassi në minutën e 32, pikërisht në fillim të pjesës së dytë. Pjesët në këtë turne të përvitshëm që Shqipëria merr pjese janë nga 30 minuta. Nesër do të luajmë ndeshjen e fundit në grupin D që bëjmë pjesë, në orën 17:00 ndaj Fiorentinës. Kjo është renditja pas dy ndeshjeve të para:

Fiorentina                 6 pikë

Cassino                    3 pikë

Racing Club Roma   1 pikë

Shqipëria                  1 pikë

Dy vendet e para në renditje kualifikohen në fazat e metejshme në këtë turne.


Duke kontrolluar karten...