Kombetarja e femrave U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka humbur ne miqesoren e pare qe ka luajtur diten e marte ne qendren stervitore te Zenices qe shfrytezon kombetarja boshnjake.
Te paret kane kaluar boshnjaket ne avantazh ne minuten e 20, ekipi i Dedes ka reaguar pas golit te pesuar duke ndertuar disa aksione ne porten kundershtare. Ne minuten e 42 te rejat e kombetares u afruan golit por portierja e perfaqesuses boshnjake kreu nje nderhyrje te rrezikshme ku arbitrja e ndeshjes nuk i kurseu kartonin e kuq.
Ne minuten e 45 vendasit kaluan serisht ne avantazh me ane te Ajla Pasaqic. Pjesa e dyte ka filluar vrullshem per kombetaren tone duke shenuar nje gol te bukur nga Ermelinda Shega, fale aksionit te kapitenes Endrina Elezaj. Ne minuten e 73 Elezaj ka marre kartonin e dyte te verdhe duke e lene ekipin me 10 futbolliste.
Ne minuten e 87 Bosnja dhe Hercegovina kane kaluar ne avantazh me golin e kapitenes se tyre, Andrea Grabenar.
Nevil Dede u shpreh per fshf.org:“Ishte nje ndeshje e forte ku te rejat tona kane bere nje paraqitje te mire, kam aktivizuar futbolliste te reja per te verejtur gjendjen e tyre. Duhet theksuar qe na mungonin 7 futbolliste te formacionit, gjithashtu ne vendin tone nuk ka filluar ende pergatitja per sezonin e ri futbollistik. Kjo ndeshje do te na sherbeje per te kompletuar ekipin perfaqesues ne te ardhmen“.
Ndeshja e dyte miqesore do te luhet diten e enjte ne oren 10:00 ne te njejten qender stervitore.
Golat:
Bosnja dhe Hercegovina: Lejla Koluh (20), Ajla Pasalic (44) dhe Andrea Grabenar (87)
Shqiperia: Ermelinda Shega (51)
Kartone te verdhe: Endrina Elezaj, Marcela Ndoci
Kartone te kuq: Melani Mustafic, Endrina Elezaj
Shqiperia: Diellza Musa, Valbona Lipe, Anxhela Aliu (66 Sabina Kasa), Paula Jaku (’59 Marcela Ndoci), Greis Domi, Endrina Elezaj, Ajdena Mustafaj (’46 Kesjana Goro), Ermelinda Shega, Griselda Brahimi (;54 Desantina Koldashi), Valbona Popa, Alma Hilaj

















