Serbia është renditur e para në grupin e katërt eliminator të Kampionatit Europian të vitit 2017. Ajo ka fituar me rezultatin 3-0, në ndeshjen e fundit kundër Skocisë, por pa dalë në fushën e lojës në stadiumin “Niko Dovana”. Më herët, ekipi i Skocisë ka kërkuar kontroll mjeksor për disa vajza të skuadrës të cilat nuk ishin në gjendje të mirë shëndetsore. Pas raportit të mjekëve, delegatët kanë shtruar tre opsione: Ndeshja të shtyhet për një date tjetër. Së dyti, ajo të zhvillohej në një datë tjetër në Serbi dhe së treti, Skocia ta humbte ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Duke qenë se të dyja skuadrat ishin të kualifikuara dhe nuk rrezikonin asgjë, me mirëkuptim Skocia pranoi verdiktin e tretë dhe e humbi ndeshjen në tavolinë. Kështu, në krye të grupit u rendit Serbia me pikë të plota 9 dhe pas saj Skocia me gjashtë pikë. Në orën 14.00, do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e këtij grupi, ajo mes Shqipërisë dhe Qipros, që do të përcaktojë edhe skuadrat e vendit të tretë dhe të katërt.

















