U-19 femra, humbet thelle me Austrine - FSHF

U-19 femra, humbet thelle me Austrine

Ka humbur thelle, ne ndeshjen e saj te pare per eliminatoret e Kampionatit Europian, kombetarja shqiptare e futbollit U-19 femra. Ekipi i drejtuar nga trajneri Nevil Dede, eshte perballur me mikpriteset e Austrise dhe ka humbur me rezultatin e thelle 8-1. Takimi ka nisur ne oren 18.00 dhe ne pergjithesi eshte dominuar nga ekipi austriak. Ne konferencen e tij per shtyp, perpara nisjes per ne Austri, trajneri Dede e vleresoi Austrine, si favorite te grupit tone eliminator. Shqiperia do te zhvilloje edhe dy takime te tjera per keto eliminatore, me date 17 shtator kunder Skocise dhe me date 20 shtator kunder Ukraines. Kombetarja e Shqiperise U-19 per femra, eshte nje skuader e re, e cila ka pak vjet qe konkurron ne kompeticione te rendesishme europiane.

 


Duke kontrolluar karten...