U-19 “Euro 2017”, Shqiperia e nis me humbje, mundet minimalisht nga Irlanda - FSHF

U-19 “Euro 2017”, Shqiperia e nis me humbje, mundet minimalisht nga Irlanda

Shqipëria e ka nisur me humbje ndeshjën e parë të vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian të futbollit për meshkuj të moshës U-19.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Arjan Bellai u mund me rezultatin minimal 0-1 nga Irlanda në “Selman Stërmasi”.

Kuqezinjtë tanë zhvilluan një ndeshje të mirë, ku nuk munguan as rastet e rrezikshme në zonën e Kelleher, por gjithçka ndryshoi në minutën e 43’-të të lojës.

Miqtë përfitojn nga një prekje e topit me dorë nga vendasit dhe arrijnë të marrin avantazhin nga pika e bardhë me anë të Ronan.

Gardiani Selmani arrin ti gjejë krahun mesfushorit irlandez dhe ta prekë topin por pa arritur ta ndal atë.

Shqipëria tenton të barazoj shifrat në fraksionin e dytë të ndeshjes por nuk ja del, duke mbyllur takimin 0-1 për Irlandën.

Ndeshja

Shqipëri – Irlandë 0-1 Golat: Ronan 43’

Formacionet

Shqipëria: Gentian Selmani, Romario Hajrulla, Granuel Lika, Ymer Shaba, Leonardo Maloku (c), Elis Doksani, Sherif Kallaku, Marko Cema, Glejdis Ndraxhi, Agim Zeka, Kristi Kote; Trajner: Arjan Bellai.

Irlanda: Kelleher, O’Keeffe, Clarke, Masterson (c), Levingston, Elbouzedi, Doyle-Hayes, Hale, Ronan, Barrett, Leahy; Trajner: Tom Mohan.