Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, ka fituar sërisht në ndeshjen e dytë të turneut “Kvarnerska Rivijera 2019”, përballë italianëve të Venecias me rezultatin 1-0. Golin për kuqezinjtë e realizoi sulmuesi Anteu Fetahu në minutën e 74.
Kuqezinjtë luajtën me këtë formacion: Ceka, Ismaili, Doda, Kuci, Zahi(’41 Mema), Pruti, Gerxhaliu (’41 Fetahu), Stafa (’71 Zotaj), Cormusai (’33 Gjumsi), Shahaj (Kuqi), Musai.
Përfaqësuesja jonë vijon të marrë rezultatin e dytë pozitiv, dy fitore me të njëjtin rezultat, ditën e djeshme ndaj NK Orijent dhe sot ndaj Venezias. Nesër do të zhvillohet ndeshja e rradhës ndaj NK Vinodol po në orën 18:30.

















