Shqipëria U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka humbur me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e parë miqësore, të zhvilluar sot në orën 17:00 në Ohër, përballë Maqedonisë së Veriut.
Fqinjët e Maqedonisë së Veriut kaluan në avantazh në minutën e 2-të falë një penalltie të shënuar nga Behar Feta. Kombëtarja jonë ka krijuar disa raste por pa mundur të ndryshojë rrjedhën e miqësores. Kuqezinjtë e vegjël luajtën me këtë formacion: Rroku (c), Cehu, Zalli, Morina, Hoti, Janaqi, Sula, Mata, Mahmuti, Lusha, Dervishi.
Përfaqësuesja jonë do të zhvillojë edhe një ndeshje të dytë me fqinjët në datën 7 qershor ora 17:00 në stadiumin “Skënderbeu” Korçë.

















