U-17, mundet nga Maqedonia 1-0 - FSHF

U-17, mundet nga Maqedonia 1-0

Ekipi kombëtar U-17 është mundur nga Maqedonia me rezultatin 1-0 në ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut ndërkombëtar “UEFA Development Tournament 2016”.

Ky turne, që u zhvillua në San Marino, startoi më datën 12 maj dhe u mbyll më datën 17 maj. Edhe kjo ndeshje u zhvillua në “Stadio di Montecchio”.

Në këtë turne morën pjesë Shqipëria, San Marino, Maqedonia dhe Andorra.

Në ndeshjen e parë të këtij turneu, Shqipëria U-17 mundi Andorrën 1-0 me golin e shënuar nga Halili në minutën e 32-të, ndërsa në takimin e dytë ndaj San Marinos kuqezinjtë barazuan 0-0.


Duke kontrolluar karten...