U-17/ Kombëtarja mbyll turneun zyrtar në Portugali - FSHF

U-17/ Kombëtarja mbyll turneun zyrtar në Portugali

Kombëtarja e Shqipërisë U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka mbyllur turneun zyrtar të organizuar nga UEFA në Portugali. Shqipëria ishte pjesë e grupit 8, sëbashku me vendasit portugez, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Përfaqësuesja jonë në këto kualifikuese arriti vetëm një barazim. Këto janë rezultatet e arritura nga kuqezinjtë:

13 Nëntor/ Portugali 4-0 Shqipëri
16 Nëntor/ Ukrainë 2-0 Shqipëri
19 Nëntor/ Shqipëri 0-0 Gjeorgji

Renditja e grupit:
Ukraina 7 pikë
Portugalia 5 pikë
Gjeorgjia 2 pikë
Shqipëria 1 pikë