U-17 Elite, Serbi-Shqiperi 3-0 - FSHF

U-17 Elite, Serbi-Shqiperi 3-0

Edhe ne ndeshjen e dyte per Elite Raund ne Hollande skuadra perfaqesuese e Shqiperise per moshen 17 vjec eshte mundur nga Serbia me rezultatin 3-0.

Ndeshja ka filluar mire per djemte e rinj te Mustedanagic deri ne minuten e 25 kur Sinani sebashku me kartonin e kuq eshte larguar nga fusha e lojes duke e lene skuadren kuqezi me 10 futbolliste. Menjehere pas ketij momenti moshataret serb kane shfrytezuar gjithcka duke e mbyllur pjesen e pare 1-0 dhe krejt takimin 3-0.

U17 e Shqiperise kane edhe nje ndeshje ndaj Irlandes per ta mbyllur Elite Raundin e tyre pas kualifikimit te pare ne Estoni.