Janë përcaktuar nëpërmjet shortit të hedhur sot paradite në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit në orën 11.00 çiftet e playoff-it të kampionatëeve kombëtare të moshave U-17 dhe U-19. Sipas rregullores dy vendet e para të Grupit A, ishin vendosur në vazon e parë, ndërsa në vazon e dytë ishin vendosur dy skuadrat e Grupit B.
Për kategorinë U-17, shorti vuri përballë çiftet Tirana – Skënderbeu dhe Shkëndija e Tiranës – Flamurtari. Takimet do të zhvillohen ditën e enjte datë 19.05.2016 në kompleksin “Internacional”, në Pezë-Helmës në orën 10.00 dhe 12.00.
Për kategorinë U-19, shorti vuri përballë çiftet Partizani-Teuta dhe Shkëndia Tiranës-Skënderbeu. Takimet do të zhvillohen ditën e premte datë 20.05.2016 në kompleksin “Internacional”, në Pezë – Helmës në orën 10.00 dhe 12.00.

















