Ekipi kombëtar U-17, ka barazuar sot pasdite me San Marinon 0-0 në ndeshjen e dytë, të vlefshme për turneun ndërkombëtar “UEFA Development Tournament 2016”. Ky turne, zhvillohet nga data 12 deri më 17 maj në San Marino. Kjo ndeshje u zhvillua në Stadio di Montecchio. Skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, ka qenë më e saktë në goditjen e 11 metëshve. Ajo ka shënuar tre herë në portën e San Marinos, me anë të Kumbulla, Halli dhe Bullari. Ndërkohë, që vendasit nuk shënuan asnjëherë në portën tonë për shkak se goditjet e tyre u pritën nga portieri Ilia Sinani.
Në këtë turne marrin pjesë, Shqipëria, San Marino, Maqedonia dhe Andorra. Takimin e fundit kombëtarja jonë do ta zhvillojë kundër Maqedonisë.

















