U-16 / SHQIPËRIA MERR PJESË NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR “ETLINGER 2019” - FSHF

U-16 / SHQIPËRIA MERR PJESË NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR “ETLINGER 2019”

Shqipëria U-16 ka filluar ditën e sotme grumbullimin për Turneun Ndërkombëtar “Etlinger 2019”. Ky turne ku marrin pjesë 8 skuadra do të zhvillohet në Kroaci nga data 7 deri në 9 Qershor.

Në urdhërat e trajnerit Elvis Sina do të jenë 19 lojtarë, të cilët sot kanë filluar seancat stërvitore në kompleksin Tropikal ku do të qëndrojnë deri përpara nisjes për në Kroaci. Shqipëria ndodhet në Grupin B, sëbashku me Dinamo Zagreb, Spal dhe Dinamo Brest, ndërkohë që në grupin A janë shortuar Kroacia, Lokomotiva Zagrebit, Udinese dhe Nacional i Portugalisë. 16 vjeçarët kuqezi do të luajnë ndeshjen e parë dhe të dytë më 7 Qershor, ndaj Spalit në orën 11:30 dhe ndaj Dinamo Brest në orën 16:00. Në datë 8 Qershor, kuqezinjtë e vegjël luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, ndaj Dinamo Zagreb në orën 17:30.

Turneu “Etlinger 2019” përfundon të dielën, në datë 9 Qershor, kur do të luhen ndeshjet për vendin e 3-të dhe finalja ndërmjet fituesve të dy grupeve.

Lista e lojtarëve të grumbulluar: