U-16/ Shqipëria fiton vendin e tretë përballë Kroacisë në turneun “Etlinger 2019” - FSHF

U-16/ Shqipëria fiton vendin e tretë përballë Kroacisë në turneun “Etlinger 2019”

Shqipëria U-16, e drejtuar nga trajneri Elvis Sina, ka fituar vendin e tretë në ndeshjen e luajtur ndaj Kroacisë sot në orën 09:30, e vlefshme për turneun “Etlinger 2019”.

Kombëtarja ka arritur të fitojë me penallti vendin e tretë,pasi koha e rregullt e ndeshjes ka dalë barazim 1-1. Golin në kohën e rregullt e shënoi Toma ’48, dhe me penallti fituam 5-4.

Sina e filloi ndeshjen me këtë formacion: Lena, Kreka, Stafa, Abazaj, Halili, Thaleb, Hysenbelliu, Ajazi, Bajraktari, Neziri, Maksuti.