Kombetarja Shqiptare e Futbollit U -16 ka fituar 3-1 ndeshjen e pare perballe Kombetares U-16 te Malit te Zi. Ekipi i drejtuar nga trajneri Alban Bushi, beri nje paraqitje dinjitoze duke shfaqur nje loje te bukur dhe ka dominuar per 90 minuta. Kjo eshte ndeshja e pare e turneut “UEFA Development 2015” qe luajti kombetarja, neser date 3 Maj 2015 do te luaje perballe ekipit armen. Golat jane shenuar nga Renato Kendezi, i cili shenoi 2 here dhe golin e trete e shenoi Kejdi Balla. Trajneri Bushi e filloi ndeshjen me kete formacion:
Pano Qirko
Kevin Konci
Kristjan Bushaj
Aristotel Balla
Alkid Kastrati
Denis Cikani
Renato Kendezi
Mikel Brahimlika
Ronaldo Zenuni
Konstandin Kondili
Shaqir Haruni

















