U-15, zbor dyditor në Kamëz - FSHF

U-15, zbor dyditor në Kamëz

Ekipi kombëtar U-15 do të grumbullohet nesër në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, për një zbor dyditor. Trajneri i kësaj skuadre Alessandro Recenti, ka grumbulluar disa kandidatë me të cilët do të zhvillojë një proçes stërvitor, kontrolli gjatë 48 orëve të ardhshme. Ky është grumbullimi i dytë që trajneri dhe stafi i tij po realizojnë që nga koha kur kjo skuadër kombëtare po organizohet.