U-15 / Shqipëria fillon përgatitjet për turneun kroat - FSHF

U-15 / Shqipëria fillon përgatitjet për turneun kroat

Shqipëria e 15 vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit Armand Dama, ka filluar ditën e sotme stërvitjet në kuadër të pjesëmarrjes në një turne ndërkombëtar që zhvillohet në Kroaci në datat 8 dhe 9 Qershor.

Trajneri Dama ka grumbulluar për këtë turne 20 lojtarë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga kampionati shqiptar, si edhe disa lojtarë të datëlindjes 2005 që luajnë jashtë vendit. Shqipëria ndodhet në Grupin B, në një grup me NK Interblock, Slaven Belupo dhe NK Hask 1903. Në Grupin A bëjnë pjesë Dinamo Zagreb, NK Zagreb, NK Sesvete dhe Hrvatski Dragovoljac. Kuqezinjtë e vegjëll e fillojnë rrugëtimin e tyre në këtë turne në datë 8 Qershor me ndeshjen ndaj NK Interblock, që do të zhvillohet në orën 12:00. Po në të njëjtën ditë do të zhvillohet dhe ndeshja e dytë, në orën 16:30 ndaj Slaven Belupo. Në datë 9 Qershor do të luajnë ndeshjen e fundit në grup kundër NK Hask 1903 në orën 10:00. Pasdite do të zhvillohen edhe ndeshjet finale për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e 3-të dhe finalja e madhe që do të shpallë ekipin fitues të turneut.

Lista e lojtarëve të grumbulluar: