Turneu U-19, kualifikohen Skocia dhe Norvegjia - FSHF

Turneu U-19, kualifikohen Skocia dhe Norvegjia

Është zhvilluar në Fier dhe Vlorë dita e dytë e Kampionatit Europian U-19 për femra, ndeshjet e grupit të tretë. Në takimin e parë zhvilluar në “Loni Papuçiu”, të Fierit në orën 12.00, u ndeshën Skocia dhe Polonia. Vajzat skoceze, arriten te fitojne bindshem me rezultatin 3-1 dhe te sigurojne te parat kualifikimin pas dy fitoreve, në grup. Kombëtarja U-19 e femrave kuqezi, u mund thellësisht nga Norvegjia në Stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 11-0 (3-0) për Norvegjinë që gjithashtu siguroi kualifikimin për në elite raund. Takimet e fundit, që do të luhen të enjten më 18 shtator, mes Skocisë dhe Norvegjisë do të përcaktojnë se cila do të jetë skuadra e parë e grupit (Norvegjisë i mjafton edhe barazimi per shkak golaverazhi). Ndërsa takimi Shqipëri-Poloni, vlen vetëm për statitstikë. Të dyja ndeshjet, zhvillohen në orën 15.00.Renditja e grupit:1. Norvegjia 2 2 0 0 14-1 62. Skocia     2 2 0 0 11-1 63. Polonia    2 0 0 2 1-6 04. Shqipëria 2 0 0 2 0-19 0 


Duke kontrolluar karten...