Ekipi kombëtar U-17 është mundur sot nga Napoli U-17 me rezultatin 1-0 në ndeshjen ne vlefshme për turneun “Lazio Cup”, që është në aktivitet i përvitshëm në Itali.Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç zhvilluan një ndeshje të mirë duke pasur disa raste të pastra shënimi, teksa kanë goditur edhe shtyllën me anë të Krajës ne minutat e fundit, por pa arritur të shënojnë.Ndeshja e radhës për Kombëtaren U-17 do të luhet të mërkurën kundër ekipit vendas Cassino. Në Turneun “Lazio Cup”, që zhvillohet në datat 17-21 maj, marrin pjesë 12 skuadra.

















