Ka nisur sot Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15. Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në Fier janë luajtur ndeshjet e para të grup-moshës U-15.
Në Kamëz, ekipi rajonal i Tiranës mposhti Lezhën në ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, duke kaluar kështu në fazën tjetër, ndërsa Durrësi mundi me rezultatin e thellë 6-0 Shkodrën. Në finalen e vogël, Tirana triumfoi ndaj Durrësit me rezultatin e ngushtë 2-1në një ndehsje të balancuar dhe të luftuar deri në fund. Në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt, Lezha u mund nga Shkodra me rezultatin 3-1.
Në ndeshjet e luajtura në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit po për moshën U-15, Korça mundi Elbasanin me rezultatin 2-0, ndërsa Gjirokastra fitoi ndaj Fierit me shifrat 2-1. Në finalen e vogël të grupit, Korça e mundi Gjirokastrën me rezultatin e pastër 4-0, ndërsa Elbasani u rendit në vendin e tretë pasi mposhti Fierin 2-1.
Kësisoj, finalja e moshës U-15 do të luhet midis Tiranës dhe Korçës më datë 13 maj në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Nesër do të luhen ndeshjet e grup-moshës U=13 për të vazhduar të mërkurën me ndeshjet e grup-moshës U-14.
Ndeshjet u ndoqën nga trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave dhe specialistë të Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF. Duhet theksuar se ky turne është fryt i një pune disa mujore, ku trajnerë dhe specialistë të ekipeve kombëtare ndjekin nga afër stërvitjet dhe seleksionimet e ekipeve rajonale në këto tetë zona, ku bëhet edhe përzgjedhja e talenteve të reja që marrin pjesë në këtë turne që zhvillohet dy herë në vit, në muajin maj dhe dhjetor.
Në bazë të rregullores së këtij aktiviteti, kohëzgjatja e çdo ndeshjeje do të jetë; për moshën U-13 me 2 pjesë nga 30 minuta; për moshën U-14 me 2 pjesë nga 35 minuta; për moshën U-15 me 2 pjesë nga 40 minuta.
Në rast barazimi nuk do të aplikohet koha shtesë, por goditjet e penalltive që do të përcaktojnë edhe fituesin e çiftit. Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në Tiranë dhe Fier (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”).

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13
Kalendari i ndeshjeve:
U-15 dt.2008: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.09.05.2021 (E hënë)
Tirana – Lezha 2-0
Golat: Arapi 12’, Nela 65’
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-15, ora: 10:30
Durrës – Shkodër 6-0
Golat: Dhjari 5’, Xhymerti 19’, Myrta 34’, Bezhi 42’, Dauti 48’, Teferiçi 51’
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-15 ora: 10:30
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Tirana – Durrësi 2-1
Golat: Mihana 19’, Shega 46’ / Myrta 8’
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Lezha – Shkodër 1-3
Golat: Xh. Prendi 16’ / S. Prendi 9’, Fusha 43’, Seferaj 47’
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
U-15 dt.2008: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.09.05.2022 (E Hënë)
Fieri – Gjirokastër 1-2
Golat: Bregovina 18’ / Peçi 22’, Ndreka 24’ (ag)
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier
Korça – Elbasani 2-0
Golat: Begolli 20’, Nasto 47’
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Korça – Gjirokastër 4-0
Golat: Begolli 8’, Shkëmbi 18’, Asllani 33’, Agolli 36’
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier
Fieri – Elbasani 1-2
Golat: Sulo 11’ / Dedja 5’, Filja 29’
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier
U-14 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.10.05.2022 (E martë)
Tirana – Lezha
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-14, ora: 10:30
Durrës – Shkodër
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-14 ora: 10:30
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-14, ora: 12:00
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-14, ora: 12:00
U-14 dt.2009: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.10.05.2022 (E martë)
Fieri – Gjirokastër
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 11:00
Korça – Elbasani
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 11:00
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 12:30
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 12:30
U-13 dt.2010: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.11.05.2022 (E mërkurë)
Fieri – Gjirokastër
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-13, ora: 11:00
Korça – Elbasani
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-13, ora: 11:00
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 12:30
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier Mosha U-14, ora: 12:30
U-13 dt.2010: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.11.05.2022 (E mërkurë)
Tirana – Lezha
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-13, ora 10:30
Durrës – Shkodër
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz Mosha U-13, ora 10:30
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-13, ora: 12:00
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz Mosha U-13, ora: 12:00
FINALET
Dt. 13.05.2022 (E premte)
Fituesit e moshës U-15
Tirana – Korça
“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Mosha U-15, ora 12:00
Fituesit e moshës U-14 në Kamëz dhe në Fier
“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Mosha U-14, ora: 10:30
Fituesit e moshës U-13 në Kamëz dhe në Fier
“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Mosha U-13, ora: 10:30

















