Kategoria e Tretë/ Hapen regjistrimet për edicionin e ri futbollistik 2026-2027 - FSHF

Kategoria e Tretë/ Hapen regjistrimet për edicionin e ri futbollistik 2026-2027

Departamenti i Garave në FSHF njofton të gjitha klubet dhe skuadrat e interesuara se kanë nisur regjistrimet për edicionin e ri të kampionatit të Kategorisë së Tretë për sezonin futbollistik 2026/2027.

Regjistrimet janë hapur dhe do të mbyllen më 7 shtator 2026. Pas kësaj date, asnjë kërkesë për pjesëmarrje nuk do të merret në shqyrtim. Të gjitha skuadrat që dëshirojnë të marrin pjesë në kampionat duhet të dërgojnë një shkresë zyrtare në adresën elektronike: [email protected].

Kampionati i Kategorisë së Tretë për edicionin 2026/2027 do të nisë më 11 tetor 2026.


Duke kontrolluar karten...