Turneu i Përfaqësueseve Rajonale/ FSHF vijon investimin te talentet e reja, Durrësi, Fieri, Tirana dhe Korça sigurojnë kualifikimin në fazën finale - FSHF

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale/ FSHF vijon investimin te talentet e reja, Durrësi, Fieri, Tirana dhe Korça sigurojnë kualifikimin në fazën finale

Federata e Futbollit vijon organizimin e Turneut të Përfaqësueseve Rajonale për djem, për datëlindjen 2014, një aktivitet i rëndësishëm në kuadër të programit të zhvillimit të talenteve të reja në të gjithë vendin.

Në terrenet sportive të FK Apolonia në Fier u zhvilluan ndeshjet e fazës çerekfinale mes ekipeve përfaqësuese rajonale të Fierit, Durrësit, Elbasanit dhe Gjirokastrës. Takimet u luajtën me një takim dhe prodhuan rivalitet sportiv, gola dhe paraqitje pozitive nga futbollistët e vegjël.

Rezultatet:
Fieri-Gjirokastra 6-1
Durrësi-Elbasani 1-0
Elbasani-Fieri 0-2
Durrësi-Gjirokastra 5-0
Fieri-Durrësi 0-1
Gjirokastra-Elbasani 0-3

Në përfundim të ndeshjeve, Përfaqësueset Rajonale të Durrësit dhe Fierit siguruan kualifikimin për në fazën gjysmëfinale.

Ndërkohë, në Kompleksin Sportiv në Kamëz u zhvilluan edhe ndeshjet e grupit tjetër të turneut, ku morën pjesë përfaqësueset rajonale të Tiranës, Shkodrës, Lezhës dhe Korçës.
Rezultatet:
Tirana-Shkodra 1-0
Lezha-Korça 0-0
Tirana-Korça 3-0
Lezha-Shkodra 0-2
Tirana-Lezha 2-0
Shkodra-Korça 0-1

Përfaqësueset Rajonale të Tiranës dhe Korçës siguruan kualifikimin për në fazën finale, që do të zhvillohet më 14 maj.

Përmes organizimit të këtyre aktiviteteve, FSHF synon të krijojë më shumë hapësira zhvillimi dhe konkurrimi për futbollistët e rinj, duke investuar në të ardhmen e futbollit shqiptar që në moshat më të vogla.


Duke kontrolluar karten...