Trukimet, një delegacion i UEFA-s në Tiranë - FSHF

Trukimet, një delegacion i UEFA-s në Tiranë

Nje delegacion i UEFA-s do të mbërrijë të mërkurën në mbrëmje në Tiranë, ku do të kontaktojë me drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Prokurorisë Shqiptare. Ai përbëhet nga Ulf Kluser oficer i Integritetit në UEFA dhe Emilio Garsia, shef i Komisionit të Disiplinës në këtë institucion. Në qendër të bisedimeve që ata do të zhvillojnë në Prokurorinë Shqiptare, do të jetë ecuria e hetimeve të Prokurorisë mbi ndeshjet e dyshuara si të trukuara, në futbollin shqiptar. Ata do të priten të enjten, në Prokurorinë e Përgjithshme, nga Drejtori i Hetimit, Adnan Xholi.

 

Takimet e tyre, janë në vijim të takimeve të zhvilluara në muajin nëntor, mes perfaqësuesve të lartë të UEFA-s kryesuar nga zv Sekretari Teodor Teodoridis, atyre të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Prokurorisë Shqiptare.  


Duke kontrolluar karten...