Trofeu “COCA-COLA”, të enjten gjysmëfinalet e turneut! - FSHF

Trofeu “COCA-COLA”, të enjten gjysmëfinalet e turneut!

Turneu “Coca-Cola” ka mbërritur në fazën e tij delikate dhe pikërisht në takimet gjysmëfinale. Pas ndeshjeve të javës së kaluar, ku u luajtën 4 çerekfinale, janë përcaktuar edhe skuadrat respektive që do të vazhdojnë më tej garën. Tirana përfaqësohet me shkollën “Emin Duraku”, e cila në çerekfinale eleminoi me penallti skuadrën e shkollës “Mark Dashi” të Fierit. Nga Shkodra është kualifikuar pas ndeshjeve zonale skuadra e shkollës “Ismail Qemali”. Shkodranët u kualifikuan për më tej teksa në çerekfinale eleminuan nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada”. Janë kualifikuar gjithashtu edhe skuadrat e shkollave Andon Xoxa (Fier), dhe Pandeli Cale (Korçë). Takimet gjysmëfinale do të luhen këtë të enjte në Kamzë, teksa po aty do të hidhet edhe shorti për çiftet përkatëse.

Rezultatet e 1/8-ve, Turneu “Coca-Cola”

1. Emin Duraku  (Tiranë) –  Mark Dashi (Fier)                        1 – 1      (Penallti   5- 4)

2. Ismail Qemali (Shkodër) –  Jeronim De Rada (Tirane)       6 – 1

3. Andon Xoxa (Fier) –  Naim Babameto (Durrës)                  3 – 1

4. Ptoleme Xhuvani (Elbasan) –  Pandeli Cale (Korçë)          0 – 1

Ndeshjet e 1/4 do të luhen në datë 11.05.2017 pas hedhjes së shortit, po atë ditë. Këto janë shkollat e kualifikuara:

1. Emin Duraku       Tirane

2. Ismail Qemali      Shkodër

3. Andon Xoxe        Fier

4. Pandeli Cale        Korçë


Duke kontrolluar karten...