Trofeu “Coca-Cola” do të diskutohet mes skuadrës së shkollës “Emin Duraku” dhe shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër. Të dyja këto skuadra kanë arritur që të kualifikohen edhe në gjysmëfinalet e turneut, teksa në Kamzë kanë mundur rivalët e tyre. Mes Tiranës dhe Shkodrës do të ndahet kupa e këtij edicioni për këtë turne, ku gjeti suportin e Federatës së Futbollit, por njëherësh edhe përgjigjen e shumë fëmijëve, në një garë që ka pritshmëritë për më shumë masivitet në të ardhmen. Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kaluan me rezultatin 2:1 shkollën “Pandeli Cale”, teksa skuadra e shkollës “Ismail Qemali” mundi me penallti 5:4 pas barazimit në kohë të rregullt 2:2 skuadrën e shkollës “Andon Xoxa” të Fierit. Kështu, shkolla e rajonit të Tiranës dhe Shkodrës do të diskutojnë të martën e datës 23 maj edhe finale e madhe, e cila pritet të zhvillohet në një nga impiantet kryesore të futbollit në vend, ku për momentin nuk është fiksuar pasi ngarkesa e kampionatit ende në garë nuk ka finalizuar edhe vendin. Pritet që në finalen e madhe të turneut “Coca-Cola” të ketë një frekuentim dhe mbështetje të të dy tifozerive, pasi që tani, nxënësit e të dyja shkollave po përgatiten për të rrëmbyer trofeun, duke kërkuar fitoren në fushë.

















