Trajneri i kombëtares Christian Panucci ka dalë sonte në mbrëmje në konferencën për shtyp, i shoqëruar nga kapiteni Elseid Hysaj, një ditë përpara ndeshjes së parë eliminatore për Euro2020 kundër Turqisë, që do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në “Loro Boriçi”. Përfaqësuesja kuqezi pas mbarimit të ndeshjes do të kthehet sërisht në Kompleksiin Tropical ku dhe është grumbulluar aktualisht, për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë zyrtare të datës 25 Mars që do të zhvillohet në Estadi Nacional ndaj Andorrës.
Trajneri Panucci në fjalën e tij theksoi: “Kanë punuar mirë. Është ambient mirë. Djemtë janë gati për ta luajtur këtë ndeshje. Të shikojmë nesër…. Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu. Turqia ka një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë të përqendruar për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë. Unë jam pozitiv, dhe skuadra është e përgatitur. Ka kualitet, siç ka edhe Turqia. Jam i bindur që mund të arrijmë një fitore, por gjithçka mbetet për t’u parë nesër. Duhet të japim maksimumin në fushë. Skuadra ka potencial. Të përqendrohemi tek Turqia dhe Islanda, Francën ta lëmë në terezinë e saj. Skuadra është e konsoliduar, por ka shumë rrugë për të bërë. Kjo skuadër është si një minë me sahat, mund të shpërthejë kurdo dhe, të bëjë gjëra të mëdha”.
Kapiteni Hysaj në fjalën e tij u shpreh: “Grupi që kemi tani është fantastik. Njihemi mirë me njëri-tjetrin. Kemi marrë leksione për gabimet që kemi bërë. Shpresoj të vazhdojmë nga ndeshja e fundit që e lamë me fitore. Jam i lumtur që do të luaj në shtëpinë time si kapiten. Është ndjesi shumë e mirë. Nëse është nevoja të bëj edhe një rol tjetër do ta bëj me gjithë maksimumin tim. Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A dhe aty kemi të bëjmë në çdo ndeshje me lojtar të tillë dhe jemi përgatitur të mbrojmë mirë ndaj Turqisë”, ka përfunduar kapiteni Hysaj.

















