Trajneri i Shqipërisë paraqet planin anti-Izrael - FSHF

Trajneri i Shqipërisë paraqet planin anti-Izrael

Sot paradite në orën 10.30 në sallën e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit, trajneri Gianni De Biasi, doli në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve. Me këtë rast ai ka publikuar edhe listën me 26 futbollistë, të cilët do ti ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Izraelit më 12 nëntor 2016 në Shkodër. Ai e ka vlerësuar kundërshtarin, si një skuadër të fortë. “Ai që mendon futbollin në mënyrë jo profesionale, e konsideron të lehtë këtë ndeshje. Në fakt nuk është ashtu. Kundërshtarët kanë disa futbollistë cilësorë dhe izraeli ka skuadër të mirë”- deklaroi ndër të tjera De Biasi. Më pas ai ka theksuar se Shqipëria e tij, duhet të japë 110 përqind të mundësive të saj për të qenë sa më kompetitive dhe për të arritur objektivin që është fitorja. Në bazë të këtij respekti, ne krijojmë strategji për ndeshjen duke analizuar me vëmendje çdo detaj.

“Në fazën fillestare është respekti ndaj kundërshtarit që të shtyn për të bërë një ndeshje të mirë. Po qe se hyn në fushë me arrogancë duke menduar se je superior, kjo nuk të çon gjëkundi. Po jo çdo gjë mund ti përmbahet planit fillestar. Strategjitë mund të bien në varësi të paraqitjes së lojtarëve apo situatave të krijuara”- theksoi trajneri i Shqipërisë.

Nr

Emër Mbiemër

Pozicioni

Ekipi që aktivizohet

Datëlindja

1

Etrit Berisha

Portier

Atalanta

10.03.1989

2

Alban Hoxha

Portier

FK Partizani

23.11.1987

3

Thomas Strakosha

Portier

Lacio

19.05.1995

4

Orges Shehi

Portier

KF Skenderbeu

25.09.1977

5

Naser Aliji

Mbrojtes

FC Kaiserslautern

27.12.1993

6

Berat Gjimshiti

Mbrojtes

Avellino

19.02.1993

7

Mergim Mavraj

Mbrojtes

FC Keln

09.07.1986

8

Elseid Hysaj

Mbrojtes

SSC Napoli

02.02.1994

9

Ansi Agolli

Mbrojtes

Karabag

11.10.1982

10

Frederic Veseli

Mbrojtes

FC Empoli

20.11.1992

11

Arlind Ajeti

Mbrojtes

Torino

25.09.1993

12

Ledian Memushaj

Mesfushor

Delfino Pescara

07.12.1986

13

Andi Lila

Mesfushor

PAS Janina

12.02.1986

14

Migjen Basha

Mesfushor

FC Bari

05.01.1987

15

Eros Grezda

Mesfushor

NK Lokomotiva

15.04.1995

16

Odise Roshi

Mesfushor

Terek Grozny

22.05.1991

17

Burim Kukeli

Mesfushor

FC Zyrih

16.01.1984

18

Ermir Lenjani

Mesfushor

Renes

05.08.1989

19

Jahmir Hyka

Mesfushor

FC Luzern

08.03.1988

20

Taulant Xhaka

Mesfushor

FC Basel

28.03.1991

21

Amir Abrashi

Mesfushor

SC Freiburg

27.03.1990

22

Bekim Balaj

Sulmues

Terek Grozny

11.01.1991

23

Edgar Cani

Sulmues

AC Pisa

22.07.1989

24

Armando Sadiku

Sulmues

FC Zyrih

27.05.1991

25

Azdren Llullaku

Sulmues

Gaz Metan

15.02.1988

26

Rey Manaj

Sulmues

Delfino Pescara

24.02.1997