Trajneri Grima dhe dy anëtarë të Kombëtares së femrave rezultojnë pozitivë me Covid-19 - FSHF

Trajneri Grima dhe dy anëtarë të Kombëtares së femrave rezultojnë pozitivë me Covid-19

Trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në testet e kryera para ndeshjes së eliminatoreve të Europianit ndaj Qipros.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se trajneri dhe dy anëtarët e tjerë të skuadrës janë vendosur në karantinë dhe nuk do të jenë me Kombëtaren në sfidën e së premtes.

Grima, Hamidi dhe Shala janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur simptoma. Të tre anëtarët e skuadrës përfaqësuese do t’i nënshtrohen sërish testeve me tampon pas dy ditësh.
Ndërkaq, pjesa tjetër e Kombëtares kanë rezultuar negativë në testet Covid-19.