Pas ndeshjes miqësore me Luksemburgun e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për vendasit, trajneri i ekipit përfaqësues Gianni de Biasi ka dhene një intervistë për mediat e pranishme, ku theksoi: “Një humbje që rëndon shumë sepse erdhi ndaj një skuadre që është më e dobët se ne.Pas Europianit skuadra jonë nuk ka gjetur dëshirën dhe vendosmërinë për ta arritur objektivin. Unë jam nën kontroll të skuadrës por skuadra duhet ta japë më shumë. Kemi gabuar në dy momente dhe kjo është e pafalshme për ne. Arbiti nuk nxorri me të kuqe një futbollit të Luksemburgut, sepse bëhej fjalë për një miqësore por ne gjithsesi nuk duhet të pësonim dy gola. Para se të shkonim në Europian dhe gjatë Europianit skuadra kishte më shumë grintë. Këta futbollistë nuk kanë nevojë që ti shtyjë dikush për të dhënë maksimumin, grintën dhe forcën duhet ta gjejë përbrenda dhe këtë duhet ta bëjë që në ndeshjen e radhës me Izraelin. Patëm shumë pak kohë për të punuar, dikush erdhi para 48 orësh, të tjerë nuk kanë ardhur akoma. Por nuk është ky problemi. Skuadra kur shënon ndaj Luksemburgut duhet të fitojë dhe jo të pësojë dy gola. Sidomos në të dytin në një goditje standarde mbrojtja flinte gjumë. Problemi nuk është moduli, por gjendja fizike e futbollistëve. Disa janë pushim prej 10 ditësh. Kjo ndeshje ka shumë gjëra për të analizuar dhe përmirësuar, ndërsa vështirë të gjesh aspekte pozitive.”- përfundoi fjalen e tij trajneri i kombëtares.

















