Trajneri Altin Lala do të flasë përpara gazetarëve, në një konferencë për shtyp, që do të zhvillohet ditën e martë në ora 09:30, në sallën e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në qendër të kësaj konference do të jetë, ndeshja miqësore që kombëtarja U-19 do të zhvillojë më datë 7 janar, kundër Italisë në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 16.00. Prej të dielës, ekipi kombëtar është grumbulluar në resortin “Tropikal”, ku vazhdon përgatitjet për këtë takim. Ndërkohë, ekipi kombëtar Italian U-19, mbërrin të martën në Tiranë dhe largohet të enjten pas përfundimit të takimit.

















