TRAINERI I U-17 MUSTEDANAGIÇ FLET PËR TURNEUN “UEFA DEVELOPMENT” - FSHF

TRAINERI I U-17 MUSTEDANAGIÇ FLET PËR TURNEUN “UEFA DEVELOPMENT”

Një tjetër skuadër përfaqësuese është duke u përgatitur prej ditësh për një turne miqësor në Qipro, ku do të përballet ne tre sfida që do të shërbejnë për një testim të skuadrës. Kombëtarja U-17 e Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit Xhemal Mustedanagiç nga datat 25-30 prill do të marrin pjesë pikërisht në garat e “UEFA Development”, një aktivitet mes 4 skuadrave kombëtare të kësaj moshe. Për këtë turne skuadra kombëtare U-17 ka grumbulluar 24 futbollistë, nga të cilët vetëm 20 futbollistë do të marrë me vete. Sipas teknikut Xhemal Mustedanagiç, të tilla grumbullime vlejnë për lojtarët sepse ata që janë pjesë e kësaj skuadre mund të ketë shansin për t’u bërë pjesë e kombëtareve U-21, apo edhe më lart. Ndër të tjera, traineri theksoi: “Gjatë këtyre ditëve në grumbullim kam patur 24 lojtarë, 3 prej të cilëve portierë, gjithsesi dhe ata që do të largohen duhet ta shikojnë këtë si një mundësi për të ardhmen duke qenë se në muajin maj do të kemi dhe një tjetër turne të rëndësishëm si ‘Lazio Cup. Te kombëtarja U-21 ka 5-6 lojtarë që kanë ardhur nga U-17 dhe U-19, si Çekici apo Bare. Në këto 6 vjet kemi qënë dy herë në Elite Round dhe nëse disa situata do të kishin qenë më të qarta për ne, do të kishim qenë dhe dy herë të tjera”,- theksoi ndër të tjera para mediave traineri. Në këtë turne Shqipëria e U-17 do të përballet me Qipron, San Marinon dhe Maltën.