Tomori, Kampion i Kategorisë II - FSHF

Tomori, Kampion i Kategorisë II

Është dashur koha shtesë dhe një gol i futbollistit të Tomorit, Caco, në minutat shtesë, për të përcaktuar Kampionen e Kategorisë së Dytë për edicionin futbollistik 2015-2016.

Dy skuadrat fituese të grupeve, Shënkolli në Grupin A dhe Tomori në Grupin B, janë përballur sot për të shpallur kampionene, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, në përfundimin e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë. Të enjten pasdite, në impiantim historik të Shqipërisë, koha e rregullt mes Shënkolli dhe Tomorit, u mbyll në barazim 1-1. Fillimisht, ka shënuar në minutën e 57, Danaj për Shënkollin. Më pas në minutën e 80, ka Barauar Kandari. Në kohën shtesë, madje në minutën e fundit (119), Tomori ka arritur të shënojë golin e dytë, duke siguruar titullin dhe duke mos e çuar ndeshjen ne serine e penalltive.

Trofeu i kampionit, dhe medaljet dhe janë dorëzuar nga Zv. President i Federatës të Shqiptare të Futbollit, Lutfi Nuri dhe shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi.

Të dyja skuadrat, do të luajnë edicionin e ardhshëm, në Kategorinë e Parë.


Duke kontrolluar karten...