Tiranë, “Sabaudin Gabrani” fituese rajonale - FSHF

Tiranë, “Sabaudin Gabrani” fituese rajonale

Shkolla e 9 vjeçare “Sabaudin Gabrani është fituese e Kupës “Coca- Cola” për zonën e Tiranës. Ky kampionat futbolli, që zhvillon edicionin e tij të dytë në kryeqytet është zhvilluar midis dhjetë shkollave 9-vjeçare. Në Grupin A, fituese është shpallur shkolla “Kongresi i Manastirit, që ka siguruar edhe të drejtën e finales, duke grumbulluar 8 pikë. Ndërsa në Grupin B, shkolla “Sabaudin Gabrani” i ka mbyllur ndeshjet në grupe me pikë të plota 12, duke arritur katër fitore në katër ndeshje dhe duke lënë pas “Emin Durakun” e vendit të dytë. Për të përcaktuar fituesen rajonale është luajtur ndeshja finale mes fitueseve të dy grupeve. Shkolla “Sabaudin Gabrani ka mundur thellë 4-0, “Kongresin e Manastirit” dhe është shpallur kampione e rajonit. Ajo do të vazhdojë luftën me fitueset e rajoneve të tjera, për të shpallur kampionin kombëtar të edicionit të dytë të Turneut “Coca- Cola”.

Grupi “A” (java e pestë):

“Kongresi i Manastirit” – “Naim Frashëri”      2-1

“Farka” – “Dora D’Istria”                             4-1

“Mëzezi”     pushim

Klasifikimi:

1. “Kongresi i Manastirit”                           8 pikë

2. “Farka”                                                7 pikë

3. “Dora D’Istria”                                      5 pikë

4. “Naim Frashëri”                                    4 pikë

5. “Mëzezi”                                              2 pikë

Grupi “B” (java e Peste):

“Vasil Shanto” – “Emin Duraku”                 0-1

“Edit Durhan” – “Sabaudin Gabrani”           1-2

“Pjetër Budi”  pushim

Klasifikimi:

1. “Sabaudin Gabrani”                             12 pikë

2. “Emin Duraku”                                     9 pikë

3. “Edit Durhan”                                       6 pikë

4. “Vasil Shanto”                                     1 pikë

5. “Pjetër Budi”                                        1 pikë

Finalja:

“Kongresi i Manastirit” – “Sabaudin Gabrani” 0-4