Zona Rajonale Tirane është fituese e Kampionatit Kombetar Rajonal për moshat U15. Tirana ka fituar në javen e fundit të këtij kampionati në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” , Tirana U15 4-0 Shkodra U15. Përfaqësuesja që mbulon zonën e Tiranes ka dominuar gjatë gjithë ndeshjeve duke mbledhur 13 pikë në pesë javë të luajtura. Kjo nismë e re e FSHF-së vlen për masivizimin e futbollit dhe evidentimin e futbollistëve të së ardhmes, të cilët do ti shërbejne më shumë ekipeve zinxhir të Shqipërisë. Përballjet në këtë grupmoshë kanë filluar në datën 15 qershor dhe do të përfundojnë midis zonave rajonale në datën 30 qershor 2017. Kohëzgjatja e pjesëve në ndeshjet e femijëve të kësaj moshe ka qenë nga 35 minuta. Kupën per fituesit e ka dorëzuar “Legjenda e Futbollit Shqiptar” Sulejman Demollari.
Kjo është ecuria e zonës së Tiranës për U15:
Java e parë
Tirana U15 2-0 Elbasani U15
Java e dytë
Korca U15 0-2 Tirana U15
Java e tretë
Durrësi U15 2-2 Tirana U15
Java e katërt
Tirana U15 4-1 Fieri U15
Java e pestë
Tirana U15 4-0 Shkodra U15
Me këto rezultate Tirana grumbulloi në total 13 pikë e ndjekur nga vendi i dytë Durrësi, me 5 pikë në total që ka edhe një ndeshje për të zhvilluar.

















