Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 - FSHF

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

Tirana U-19 është skuadra kampione e Kategorisë së Parë U-19.

Bardheblutë mbyllën një sezon të dominuar teksa triumfuan edhe në përballjen e fundit ndaj Shkëndijes U-19 në “Skënder Halili” 2-1, dhe e mbyllën kampionatin në vendin e parë me 66 pikë.

Një sukses i merituar për Tiranën U-19, që në sezonin e ri do të luajë në kategorinë “Abissnet Superiore” U-19.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut nga FSHF, ku ishte Drejtori Teknik i FSHF, Abdyl Kuriu, që i dorëzoi Tiranës U-19 medaljet dhe titullin kampion.


Duke kontrolluar karten...