Programi “RAP course” i organizuar nga FIFA dhe UEFA dhe i mbeshtetur nga Federata Shqiptare e Futbollit do te prese ne Shqiperi rreth 200 perfaqesues te te gjitha Federatave te Europes. Sot ne “Hotel Sheraton” ne Tirane rreth oren 17:30, ka nisur programi per trajnimin instruktor-arbiter dhe ate instruktor-fitnes. Per te parin do te kete nga dy perfaqesues me profesion vezhgues, nga cdo vend europian. Per te dytin, do te jete nga nje i tille. Ne program do te kete seminare, testime, pune ne terren etj. Ky program qe zhvillohet per here te pare ne Shqiperi, do te sjelle si lektore shume emra te njohur te futbollit boteror perfshire edhe gjyqtarin me te njohur aktualisht “Haward Web”.
Pjesemarresit do te jene te ndare ne tre grupe, te cilet do te trajnohen, nga kater dite secili. Koordinatori i FSHF, per kete program, Plarent Kotherja, per faqen zyrtare te FSHF, deklaroi: “Eshte hera e pare , qe nje aktivitet i nje niveli kaq te larte, organizohet ne Shqiperi. Eshte fryt i baskepunimit mes UEFA, FIFA dhe FSHF. Sigurisht eshte nje ngjarje e rendesishme dhe e madhe europiane, e cilen mbeshtetet nga FSHF. Shpresojme ta kurorezojme sa me mire”.

















