Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, sezoni 2016-2017 - FSHF

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, sezoni 2016-2017

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, për sezonin 2016-2017 pasi u luajtën 120 minuta lojë. Finalja e Kupës, Skënderbeu-Tirana e luajtur në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” ka përfunduar me rezultatin 1-3. Koha e rregullt përfundoi 1-1, fitorja e Tiranes erdhi ne kohen shtese.

Goli i pare u shënua nga sulmuesi i Tiranes Edeh në minutën e 20 dhe në të 86 barazoi Skënderbeu me anë te Radas, dy golat e tjerë që vulosen fitoren për Tiranen u shënuan nga Moise ne minuten e 103 dhe Merveil ne te 114.

Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga Zv.Presidenti Edvin Libohova dhe Sekretari i Përgjithshem i FSHF Ilir Shulku.

kupa17a