“Tirana C”, kampione e zonës për U-17 - FSHF

“Tirana C”, kampione e zonës për U-17

“Tirana C”, ka fituar me penallti, finalen e kampionatit U-17 për zonën e Tiranës dhe është shpallur kampion për këtë edicion. Të enjten, në ambjentet e kompleksit sportive Dinamo, zhvillua finalja e kampionatit te futbollit te moshes U-17 per sezonin 2013-2014 per zonen e Tiranes, midis ekipeve “Tirana C”dhe “AF Dinamo”. Kjo ndeshje u ndoq me shume interes nga ish futbolliste ne vite te klubeve perkatese, prinder, te aferm te futbollisteve, trajnere e specialiste futbolli. Ndeshja u zhvillua me shume rivalitet dhe intensitet të lartë, për të cilën flet vetë rezultati i ekuilibruar I kohës së rregullt të ndeshjes, 1:1.

 

Për të përcaktuar ekipin fitues, u deshën gjuajtjet e penalltive. Ne perfundim te gjuajtjeve te 11-metërshave kampion u shpall ekipi “Tirana C” që shënoi 5 herë ndërsa Dinamo realizoi vetëm 3 penallti. Ne ceremonine e dhenies se kupes dhe medaljeve ekipit fitues ishte i pranishem dhe ish futbollisti i Tiranes dhe sot drejtor i Akademise se saj z.Ardian Mema, i cili i dorezoi kupen e kampionit, kapitenit te ekipit “Tirana C”.


Duke kontrolluar karten...