Testet Covid-19 te Kombëtarja e femrave/ Grima-Hamidi-Shala negativë. Dalin pozitivë Franja e Legata - FSHF

Testet Covid-19 te Kombëtarja e femrave/ Grima-Hamidi-Shala negativë. Dalin pozitivë Franja e Legata

Trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala i janë nënshtruar të shtunën testeve Covid-19 me tampon dhe kanë rezultuar negativë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se po të shtunën kanë bërë tamponët edhe i gjithë delegacioni i kombëtares së femrave që do të niset për në Portugali, ku më datë 1 dhjetor do të zhvillohet ndeshja e radhës e eliminatoreve të Europianit.

Pas marrjes së përgjigjeve të analizave, bëhet me dije se futbollistja, Ezmiralda Franja dhe zv.trajneri Elis Legata kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Të dy anëtarët e kombëtares janë karantinuar menjëherë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Franja dhe Legata humbasin kështu transfertën portugeze, pasi nuk do të jenë me Kombëtaren.

Skuadra ka udhëtuar sot drejt Portugalisë, ndërsa me grupin janë bashkuar edhe trajneri Grima, Hamidi dhe Shala.