Test per pergatitjet Shqiperi - Portugali - FSHF

Test per pergatitjet Shqiperi – Portugali

Kombetarja jone e femrave eshte tashme e grumbulluar ne qytetin e Lushnjes, ne hotelin Adma qe prej dates 04 Qershor. Ky grumbullim do t’i sherbeje trajnerit Altin Rraklli per fazen pergatitore qe paraprin ndeshjen Shqiperi – Portugali, per te cilen skuadra i eshte nenshkruar nje programi intensiv testesh dhe stervitjeje. Ne ditet e para skuadra ka patur dy seanca stervitore, paradite ne oren 09.30 dhe pasdite ne oren 17.30 deri ne daten 07 qershor. Me tej stervitja eshte reduktuar ne nje seance ditore, ate te pasdites por nderkohe, trajneri Rraklli ka vene theksin ne aspektin taktik dhe organizativ te lojes. Ne daten 08 qershor, vajzat jane stervitur ne stadiumin e Fierit ne menyre qe te familjarizohen me terrenin e lojes.

Per te testuar skuadren dhe per te nxjerre ne pah me mire cilesite e lojtareve, ekipi ka kryer nje ndeshje “miqesore” me ekipin U19 te femrave, e mbyllur me rezultatin 1-0 ne favor te skuadres se pare.  Pavaresisht rezultatit pozitiv, trajneri Rraklli kerkoi edhe nje ndeshje tjeter test, ate kunder skuadres U16 te qytetit te Fierit, e cila do te zhvillohet sot ne oren 17.30. Skuadra do te plotesohet teresisht pas mberritjes se lojtares se fundit, Dafina Memedov, e cila mberrin neser. Ne pak ditet qe na ndajne tashme nga ndeshja kunder Portugalise,  trajneri do te kete mundesine te qartesoje idete e tij mbi skemen e lojes dhe menyren me te mire per te perballuar kete kundershtar te forte.

Ndeshja do te zhvillohet ne daten 14 Qershor, ne oren 18.00, ne Stadiumin Loni Papuciu te qytetit te Fierit.


Duke kontrolluar karten...