"Telegraf": Duka njeriu i sportit 2015 - FSHF

“Telegraf”: Duka njeriu i sportit 2015

Presidenti i FSHF Armand Duka, eshte vleresuar nga e perditshmja prestigjioze shqiptare, “Telegraf”, si njeriu i sportit shqiptar per vitin 2015. Sipas nje ankete qe kjo gazete ka organizuar ne kete fundvit jane vleresuar personalitete nga fusha te ndryshme te jetes shqiptare. Ne politike, ekonomi, shkence. Dhe ne disa fusha te tjera. Armand Duka eshte zgjedhur si njeriu i sportit per kontributin e jashtezakonshem per kualifikimin historik ne Europianin France 2016. “Eshte nje vleresim, i cili nuk lidhje vetem mua por me te gjithe ata njerez qe kontribuan ne kete kualifikim. Me lojtaret, trajnerin, stafin, administraten e FSHF, qe me perkushtimin e tyre bene te mundur kete rezultat historik”- u shpreh Presidenti Duka, pasi u njoftua per kete cmim te dhene nga gazeta “Telegraf”. Presidenti Armand Duka, eshte vleresuar me kete motivacion:

“Viti 2015, do të mbahet mend për dhjetëra vite që do të vijnë se për herë të parë në histori Kombëtarja e Futbollit shqiptar u kualifikua në finalet e Europës Francë 2016! Dhe Armando Duka është strategu i kësaj fitoreje të madhe për gjithë shqiptarët, pasi Kombëtarja jonë e Futbollit, nën menaxhimin e Armando Dukës u shqua jo vetëm në fushën e blertë, por triumfoi edhe në KAS, ndaj çështjes së dronit në Beograd.”