Sot paradite në orën 11.00, në sallën e Konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri i ekipit kombëtar Xhani De Biazi, dha konferencë për shtyp, përpara gazetarëve. I shoqëruar nga menaxheri i ekipit kombëtar Alban Bushi, trajneri kuqezi ka folur për grumbullimin që nis nesër në Resortin “Tropikal” në Durrës ku skuadra kombëtare përgatitet për dy ndeshjet e fundit të skuadrës tonë, për grupin I eliminator, kundër Serbisë më 8 tetor në “Elbasan Arena” dhe kundër Armenisë më 11 tetor në Erevan. Trajneri i kombëtares De Biazi, theksoi se këto dy ndeshje janë deçizive për skuadrën tonë kombëtare, në përpjekjet e saj për tu kualifikuar drejtëpërdrejtë në Kampionatin Europian Francë 2016. “Ne e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve dhe jemi të ndërgjegjshëm për shkallën e vështirësisë së tyre. Skuadra është e përqendruar dhe e ndërgjegjshme për të dhënë maksimumin. Nuk kemi frikë askënd”-tha ndër të tjera shefi i pankinës së kombëtares. Ai ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Ai bëri publike edhe listën e futbollistëve të thirrur për këto ndeshje. Ja cilët janë lojtarët e thirrur për këto dy ndeshje:
Emri Mbiemri
Datelindja
Ekipi ku aktivizohet
Etrit Berisha
10.03.1989
SS Lacio
Alban Hoxha
23.11.1987
FK Partizani
Orgest Shehi
25.09.1977
KF Skenderbeu
Ansi Agolli
11.10.1982
Karabak
Arlind Ajeti
25.09.1993
FC Basel
Naser Aliji
27.12.1993
FC Basel
Lorik Cana
27.07.1983
FC Nante
Berat Djimsiti
19.02.1993
FC Zyrih
Elseid Hysaj
20.02.1994
SSC Napoli
Amir Rrahmani
24.02.1994
RNK Split
Andi Lila
12.02.1986
PAS Janina
Amir Abrashi
27.03.1990
SC Freiburg
Migjen Basha
05.01.1987
FC Luzern
Ergys Kace
08.07.1993
Paok
Ledian Memushaj
07.12.1986
Peskara
Taulant Xhaka
28.03.1991
FC Basel
Burim Kukeli
16.01.1984
FC Zyrih
Herolind Shala
01.02.1992
FC Slovan Liberec
Bekim Balaj
11.01.1991
HNK Rijeka
Sokol Cikalleshi
27.07.1990
Medipol Basaksehir
Shkelzen Gashi
15.07.1988
FC Basel
Odise Roshi
22.04.1991
HNK Rijeka
Armando Sadiku
27.04.1991
FC Zyrih
Ermir Lenjani
05.08.1989
FC Nante
Alban Meha
26.04.1986
Torky Konuaspor
Hamdi Salihi
19.01.1984
KF Skenderbeu

















