Të mërkurën shorti i Kategorisë së Dytë - FSHF

Të mërkurën shorti i Kategorisë së Dytë

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton klubet e Kategorisë së Dytë oponionin dhe mediat, se ditën e mërkurë, më datë 5 tetor, në orën 11.00 në sallën e konferencave do të hidhet shorti i kampionatit kombëtar të kësaj kategorie. Vendimi për fillimi i këtij kampionati, më datë 8 tetor, është kryer me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv. Ekipet kanë plotësuar kriteret e liçensimit për infrastrukturën. Duke patur parasysh se disa prej skuadrave, nuk kanë plotësuar kriteret financiare dhe ato Departamenti i Garave, njofton se deri të martën ato duhen të kenë të shlyer çdo detyrim financiar që kanë. Përndryshe ato nuk do të jenë pjesë e shortit të kësaj kategorie. Skuadrat e mëposhtme, kanë afat deri më datë 4 tetor, për të plotësuar kriteret financiare: FC Kevitan, FC Internacional Tirana, Luzi 2008, KF Ada, KF Domosdova, Vllaznia B, FK Tepelena, Bilisht Sport, SHS Përmeti, FK Memaliaj, FK Skrapari, Devolli, Himara. Ja dhe renditjet sportive të të dy grupeve të Kategorisë së Dytë:

Kategoria e Dyte Grupi A renditja Sportive

1 FC Kevitan

2 Partizani B

3 FK Egnatia

4 SHS Albpetrol

5 KSSH Veleçiku

6 VORA

7 KF Gramshi

8 FC Internacional Tirana

9 Tirana B

10 Kukesi B

11 Luzi

12 KF Ada

13 Vllaznia B

14 KF Domosdova

 

Kategoria e Dyte Grupi B renditja Sportive

1 Butrinti

2 KF Naftetari

3 KF Delvina

4 Oriku

5 FK Tepelena

6 Bilisht Sport

7 SHS Permeti

8 FK Memaliaj

9 FC Gramozi

10 FK Skrapari

11 Devolli

12 KF Maliqi

13 KF Kelcyra

14 Himara